Edmond Kapllani përfshihet në 11-shen e javës së Bundesligës II

Nuk është e lehtë të fitosh një vend në formacionin më të mirë, në një nga liget e një vendi me futboll të zhvilluar si Gjermania, edhe pse bëhet fjalë për ligën e dytë.  Futbollisti i kombëtares sonë, Edmond Kapllani përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga 2. Kjo për faktin se Edmond Kapllani realizoi dy gola të shtunën për FSV Frankfurtin, në barazimin 3-3, që skuadra e tij shënoi në fushë të Bokumit.  Sulmuesi shqiptar përfshihet për herë të parë këtë vit në 11-shen e javës, ndërkohë që ai i ka bërë një vend vetes në përballjen e ardhshme të kombëtares ndaj Armenisë, që do të luhet më 25 mars, pasi trajneri De Biasi ka qenë në dilemë kohët e fundit mbi sulmuesit që do të përzgjidhen nga ana e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?