Edon Zhegrova merr në dorë pasaportën shqiptare, pret kalimin te … Juventusi
Ylli i Kosovës dhe i Lille, Edon Zhegrova, është në qendër të vëmendjes këtë merkato verore, pavarësisht faktit se nuk ka luajtur për gati tetë muaj për shkak dëmtimi.
Së fundmi, sulmuesi 25-vjeçar ka marrë pasaportën shqiptare, një zhvillim që – sipas mediave shqiptare dhe italiane – mund të lehtësojë transferimin e tij te Juventusi, pasi lojtarët me pasaportë shqiptare nuk llogariten si të huaj në Serie A, sipas rregullave të Federatës Italiane të Futbollit.
Vetë Zhegrova e ka konfirmuar lajmin duke postuar një foto në rrjetet sociale me pasaportën e re dhe një mesazh emocionues të shoqëruar me himnin kombëtar shqiptar, duke ndezur menjëherë reagime pozitive nga tifozët shqiptarë dhe kosovarë.
Ky hap pritet të shtojë mundësitë që anësori i talentuar të kalojë në Torino në ditët në vijim, por shumë do të varet edhe nga largimi i mundshëm i Nico Gonzalez te Atletico Madrid.

KOHA JONË SONDAZH

