Eduardo Camavinga, 17-vjeçari që po “çmend” Realin dhe Juventusin

Juventus po mendon për merkaton edhe jashtë Italie. Mes emrave që i interesojnë më shumë skuadrës bardhezi është edhe Eduardo Camavinga, mesfushori 17-vjeçar, i cili sipas gazetës “AS” është më pranë ekipit torinez se PSG apo Real Madridit.

Futbollisti prej kohësh është edhe në listën e dëshirave të trajnerit Zidane, i cili kërkon që ta marrë bashkëkombësin e tij te ekipi te “Los Blancos”. Camavinga debutoi në Ligue 1 më 6 prill 2019, në një barazim 3-3 ndaj Angers. Ai u bë futbollisti i parë i ditëlindjes 2002, i cili debuton në një nga 5 kampionatet elitare në Europë.

Këtë sezon, ai u kthye në një titullar të padiskutueshëm duke koleksionuar 36 prezenca, ku arriti të shënonte një gol e të dhuronte dy asist. Gazeta iberike raporton se Rennes për të kërkon plotë 50 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP