Edvin Murati zbulon emrin e tajnerit që i propozoi Dukës për Kombëtaren

Edvin Murati ndodhet i vetëizoluar në Francë, ku situata për shkak të Koronavirusit është mjaft problematike. Ish-mbrojtësi në një bisedë me “Fan Zone” zbuloi se i ka propozuar presidentit të FSHF-së, Amand Duka, Luis Fernandezin për trajner të Kombëtares.

“Në Francë gjendja është shumë e vështirë. Këtu janë 14 mijë të vdekur, duhet shumë kujdes. Për futbollin është shumë e vështirë, pasi gjërat janë të lidhura me të drejtat televizive etj.

Ndeshja me Greqinë? Janë kujtime shumë të bukura. Greqia ishte kampionë e Europëst në vitin 2004. Në atë periudhë unë luaja në Greqi, janë emocione të veçanta kur i shikon ato momente. Ishim një ekip shumë i mirë pasi luanim së bashku me njëri-tjetrin prej 6-7 vitesh. E ndihmonim shumë njëri-tjetrin. Në Greqi më quanin ‘Maradona  i Ballkanit’.

PSG? Është ekipi im i zemrës, pasi kam ardhur që 15 vjeç. Ishte ekipi që më ndihmoi kur unë isha emigrant. E ndjek gjithmonë dhe do jem gjithmonë në ndeshjet e këtij klubi.

Trajneri i Kombëtares? Dukës i kam propozuar disa trajnerë francezë, por ai mendon që është më mirë për Kombëtaren që të marrë trajnerë italianë. I kam propozuar Luis Fernandezin, por nuk e ka pranuar”, deklaroi Murati.

Luis Fernandez the old PSG coach said that Ronaldo will join soon!

 

SHKARKO APP