Edy Reja: Do i them Ramës të hapë udhëtimet nga Venezia

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, i ftuar në emisionin “Hipokrati”, nuk e ka fshehur mallin që ka për të rinisur punën dhe për t’u kthyer në Shqipëri.

“Më mungon Shqipëria dhe bari i fushës së lojës. Kam dy muaj që rri vetëm në shtëpi me gruan time. Përgjithësisht grindem, por këtë herë jemi grindur vetëm një herë dhe them se kjo është një mrekulli. Vajza ime rri në një qytet tjetër në Itali dhe flasim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale”.

I pyetur se kur do të kthehet në Shqipëri, tekniku është përgjigjur duke e mbyllur me shaka. “Një ditë pasi të hapet kufiri, do të jem atje. Do i them edhe Ramës që të hapë të paktën udhëtimet nga Venecia”.

SHKARKO APP