Efekti Mourinho, Toby Alderweireld ndryshon vendimin për të ardhmen
Toby Alderweireld, do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në vitin 2023. Trajneri i ri i “Spurs”-ave, Jose Mourinho, ka lëvizur shpejt për të siguruar shërbimet afatgjata të Alderweireld, i cili ka shumë ndikim në skuadrën e veriut të Londrës.
Në bazë të kontratës së re, 30-vjeçari do të përfitojë 150 000 paundë në javë, shumë kjo tri herë më e madhe se marrëveshja e tij e mëparshme (50 000 paundë në javë).
Mourinho luajti një rol të madh për të bindur mbrojtësin që të merrte në konsideratë qëndrimin te Tottenhami. Për të kishin shfaqur interes shumë skuadra të mëdha në Europë.
Kontrata e Alderweireld do të skadonte në fund të sezonit aktual, çka do të thotë se ai do të kishte mundësi të diskutonte një transferim si lojtar i lirë me klubet e tjera nga 1 janari.