FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Efekti Neymar, çmimet e lojtarëve shkojnë në stratosferë

100 milionë euro për një lojtar dukej çmenduri pak ditë më parë, ndërsa tani duket pak. “Fajin” e ka Paris SG, me blerjen rekord 222 miliono euro, duke paguar klauzolën e lirimit nga kontrata të brazilianit   Neymar me Barcelonën. Kjo e fundit interesohet për yllin e ri francez të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, me një ofertë që përflitet deri në 100 milionë euro.

“Vlerësim shumë i ulët”, deklaroi për Europost administratori i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, pas ndeshjes së Superkupës kundër Bayernit.

“I njëjti diskutim vlen edhe për Aubameyang”, shtoi Watzke, duke trembur edhe Milanin, i cili prej kohësh përpiqet të marrë sulmuesin gabonez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuqezinjtë deri tani janë frenuar para kërkesës 70 milionë euro të Dortmunit. Tani, me rivlerësimin e bërë nga Watzke, duke një marrëveshje që nuk ka për t’u arritur kurrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?