Egbo: Pres një Bylis agresiv, ja çfarë u thashë lojtarëve në pushimin me Skënderbeun

Tirana është pranë titullit kampion këtë sezon, por trajneri Emanuel Egbo duket se nuk mjaftohet vetëm me këtë trofe në 100-vjetorin klubit. Përpara ndeshjes me Bylisin për gjysmëfinalen e Kupës, ai ka karikuar skaudrën e tij për të marrë një rezultat pozitiv.

“Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojmë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat. Kanë kontingjent që japin maksimumin në fushë.

Është ndeshje kupe. Në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shumë takime, kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi duhet të jetë i gatshëm për çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida me Skënderbeun? Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve: ‘Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin’. Nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për Kukësin”, deklaroi Egbo.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?