Egbo: Tirana lufton për çdo top, pas kësaj ndeshje do të bisedoj me presidentin
Emanuel Egbo u shfaq shumë i lumtur pas suksesit 1-2 ndaj Laçit, i treti për të në stolin e Tiranës. Trajneri vlerësoi grintën dhe dëshirën që treguan futbollistët e tij për të luftuar për çdo top, ndërsa la gjithçka të hapur për sa i përket të ardhmes.
“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Kemi përdorur strategjitë tona. Terreni nuk na la shumë të tregonim ndeshjen tonë, por çunat dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Kur një njeri jep hyzmetin, zoti e shpërblen.
Nuk i kam dhënë asgjë këtij ekipi. Thjesht i kam bërë gjërat e thjeshta. Kështu është futbolli, duhet të rrish kompakt, kur është koha për presion duhet të bësh presion. Ne kemi shumë kualitete në ekip, e rëndësishme është që të jemi të qetë, deri në momentin që të vijë goli.
Muçi? Me ndeshjet që ka zhvilluar sot ka treguar një paraqitje shumë të mirë. Duhet shumë punë për të qenë sulmues kryesor te Tirana, nga ana fizike. Ndeshje me Flamurtarin kishte shumë raste po ishte pa fat për të finalizuar. Ne do vazhdojmë ta aktivizojmë sepse e ka treguar se e meriton. Muçi është e ardhmja e ekipit tonë.
Sekreti i 3 fitoreve? Mendoj se është grupi, i kemi bërë gjërat e thjeshta, me kualitetet që kanë lojtarët, ne i kemi vendosur në pozicionet e veta. I kemi bërë gjërat e thjeshta.
E ardhmja? Pas kësaj ndeshje do bisedoj me presidentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Egbo pas fitores ndaj Laçit.