Egnatia befason Laçin e Mezanit, Kukësi fiton duelin e mbijetesës ndaj Kastriotit
Merr fund ecuria e rezultateve pozitive për Laçin, që ka pësuar një humbje minimale ndaj Egnatias. Bardhezinjtë e Gentian Mezanit vinin nga tri fitore radhazi, por sot dolën pa pikë pas humbjes 0-1 ndaj Egnatias.
Skuadra nga Rrogozhina siguroi tri pikë fantastike falë golit të lituanezit Gytis Paulauskas në minutën e 23-të. Laçi fitoi një penallti në minutat shtesë, por gjyqtari e anuloi me ndihmën e VAR-it. Skuadra e Tetovës parakalon Laçin në renditje, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt.
Kukësi mposhti 1-0 Kastriotin në “Kukës Arena”. Edi Basa realizoi golin e fitores për skuadrën e Rrahman Hallaçit. Sulmuesi kroat dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur.
Me këtë fitore skuadra verilindore ngjitet në vendin e shtatë me 25 pikë. Kastrioti mbetet në vendin e fundit.