Egnatia dhe Dinamo City luajnë sot sfida shumë të vështira në Conference League

Dy nga përfaqësueset shqiptare në arenën europiane, Egnatia dhe Dinamo, zbresin mbrëmjen e sotme në fushë për të zhvilluar ndeshjet e para të fazës së tretë të Conference League, në përpjekje për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në play-off.

Egnatia përballet me Olimpija Ljubljanën në Slloveni

E para që do të hapë siparin e kësaj mbrëmjeje europiane është Egnatia, që në orën 20:00 do të luajë në transfertë ndaj Olimpija Ljubljana në Slloveni. Kampionët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, kanë përgatitur me kujdes çdo detaj për këtë sfidë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrogozhinasit vijnë në këtë takim pas dy paraqitjesh dinjitoze në raundet e mëparshme, dhe kanë treguar se janë të gatshëm të përballen denjësisht me ekipe të një niveli më të lartë. Objektivi i Egnatias në këtë ndeshje është i qartë: të arrijnë një rezultat pozitiv, ose të paktën një barazim me gola që do t’u linte shanse reale për kthimin në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dinamo përballë Hajdukut në një sfidë historike

Vetëm një orë më vonë, në 21:00, është radha e Dinamos, që do të ketë një mision akoma më të vështirë. “Blutë” do të përballen në transfertë me gjigantin kroat Hajduk Split, në një stadium tradicionalisht të nxehtë dhe me një atmosferë elektrizuese. Pavarësisht vështirësisë së kundërshtarit, Dinamo shkon në Kroaci me shpresën se mund të marrë një rezultat që e mban në garë për ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?