Egnatia dhe Dinamo City njohin rivalët e mundshëm në “Play off” e Conference League

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën “Play Off” të UEFA Conference League, ku ekipet shqiptare mësuan rivalët e mundshëm që do të përballen nëse kalojnë turin e tretë kualifikues.

Egnatia, kampionia e Shqipërisë, do të përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps (Gjibraltar), Noah (Armeni), nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljanën. Një kundërshtar i përballueshëm në letër, që i jep shpresa reale ekipit nga Rrogozhina për një debutim historik në fazën e grupeve të këtij kompeticioni europian.

Nga ana tjetër, Dinamo City e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me fituesin e përballjes Jagiellonia (Poloni)-Silkeborg (Danimarkë), në rast se kalon Hajdukun e Splitit. Një rrugë e vështirë për blutë e kryeqytetit, por jo e pamundur për t’u përshkruar, sidomos me ritmin që po tregon skuadra në këtë verë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimet e fazës “Play Off” në UEFA Conference League do të luhen më:

Swiss Digital Mobile Reklama

21 gusht (ndeshjet e para)

28 gusht (ndeshjet e kthimit)

Dy sfida vendimtare që do të përcaktojnë nëse ekipet shqiptare do të bëjnë hapin e madh drejt grupeve të Conference League, një sukses historik për futbollin shqiptar.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?