Egnatia e nis me fitore aventurën në Champions League, vendos Gruda

Egnatia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt turit të dytë të UEFA Champions League, duke mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën islandeze të Breidablik në sfidën e parë të turit preliminar, e zhvilluar në “Egnatia Arena”.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë, me tifozët që kishin mbushur shkallët dhe mbështetën pa u ndalur kampionët e Shqipërisë.  Edhe pse dominuan pjesën e parë, të besuarit e Edlir Tetovës nuk arritën të çanin mbrojtjen islandeze dhe fraksioni i parë përfundoi në barazim 0-0.

Përpjekjet e Egnatias u shpërblyen vetëm në minutat shtesë, kur një tjetër blerje e verës, Ildi Gruda, realizoi golin vendimtar. Shkodrani kontrolloi bukur një top të gjatë nga mbrojtja dhe me një finalizim të saktë, tundoi rrjetën, duke ndezur entuziazmin në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore 1-0, Egnatia merr një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Islandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?