Egnatia fiton duelin e mbijetesës ndaj Dinamos, kryeqytetasit drejt rënies nga kategoria (VIDEO)
Egnatia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në duelin e mbijetesës ndaj Dinamos.
Rrogozhinasit arritën që të shënonin në minutën e 28-të me Pedro Auguston, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua, pasi lojtari i Egnatias kishte shkaktuar faull. Në minutën e 44-t ishte Ilirid Ademi që do t’i dhuronte avantazhin Egnatias.
Në fraksionin e dytë, Dinamo do të ishte më kërcënues, megjithatë pavarësisht rasteve nuk ia doli që të merrte barazimin. Në minutën e fundit të ndeshjes, Pedro Augusto do të realizonte dhe golin e dytë duke i dhënë një goditje të rëndë dinamoviëve.
Pas ndeshjes së raundit të 27-të Egnatia shkon në kuotën e 27 pikëve në vend të tetë, duke lënë me 4 pikë pas Dinamon.
KOHA JONË SONDAZH

