Egnatia kthehet te fitorja dhe merr kryesimin e kampionatit
Këtë mbrëmje Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0. Ekipi nga Rrogozhina e pati ndeshjen nën kontroll thuajse gjatë gjithë kohës.
Albaneze, në minutën e 51-të, shënoi golin e avantazhit për kampionët në fuqi me 11-metërsh. Më pas, goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca, në minutën e 68-të.
Egnatia ngjitet në krye të klasifikimit, në pritje të rezultatit të ndeshjes Elbasani-Vllaznia. Elbasani ndjek me 26 pikë, ndërsa Vllaznia me 25.
KOHA JONË SONDAZH

