Egnatia merr fitoren e katërt në kampionat, zhyt në krizë Skënderbeun (VIDEO)

Egnatia rigjen fitoren në Abissnet Superiore pas pesë javësh. Ekipi nga Rrogozhina mposhti 2-0 Skënderbeun në duelin e mbijetesës, falë golave dy brazilianëve Pedro Augusto dhe Jackson.

Përballja e luajtur në “Arena Egnatia” ishte e luftuar dhe plot raste.  Në minutën e 15-të, Rexhepi grushtoi gjuajtjen e Ilirid Ademit, por nuk kishte çfarë të bënte përballë Pedro Augustos.

Në të 76-tën, braziliani Jackson gjeti trekëndëshin e portës korçare pas një gjuajte shumë të bukur. Topi preku shtyllën përpara se të ndalej në rrjetë, dhe 2-0 për Egnatian, që ia doli t’i menaxhonte mirë minutat e mbetura.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?