Egnatia mund me “poker” Bylisin, merr momentalisht kreun

Egnatia rikthehen te fitoret në kampionat, pas humbjes ndaj ndaj Vllaznisë. Rrogozhinasit triumfuan me rezultat të pastër 4-0 ndaj Bylisit, në një ndeshje ku treguan potencialin e tyre.

Vendasit ishin më këmbëngul, teksa do të zhbllokonin shifrat në minutën e 31-të me Ahmetajn. Më pas do të ishte gjithçka e thjeshtë për kampionët në fuqi.

Golat e tjerë u shënuan nga Xhemajli, Ahmetaj që kompletoi dopietën personale dhe Ndreca që vulosi suksesin e ekipit të tij. Egnatia për momentin merr e vetme kreun e renditjes.

SHKARKO APP