Egnatia ndalet në turin e tretë, mbyll rrugëtimin në Conference League

Egnatia nuk ia doli të kalojë në Play Off të Conference League, pasi u mposht 2-4 nga Olimpija Ljubljana në “Demrozi Arena” të Rrogozhinës. Pas barazimit 0-0 në takimin e parë në Slloveni, kampionët e Shqipërisë shpresonin për një kualifikim historik, por u ndalën në shtesë.

Ndeshja nisi mirë për vendësit me golin e Lushkjës, por Jelenkovic barazoi shpejt. Marin përmbysi rezultatin në favor të sllovenëve, ndërsa Lushkja, në një mbrëmje të shkëlqyer personale, realizoi dopietën duke çuar sfidën në 2-2.

Në minutat shtesë, Olimpija tregoi më shumë freski dhe siguroi kualifikimin falë golave të Durdov dhe Blanco, duke e mbyllur ndeshjen 2-4.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?