Egnatia përmbys Teutën në Durrës dhe hedh hap një drejt gjysmëfinales së Kupës

Egnatia ka triumfuar 2-1 ndaj Teutës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë. Takimi i zhvilluar në Durrës nisi më mirë për vendasit, me Teutën që kaloi e para në avantazh. Arifi zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës durrsake.

Reagimi i Egnatias erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Adjessa barazoi shifrat, duke mbyllur 45 minutat e para në rezultatin 1-1. Pjesa e dytë u karakterizua nga një lojë më e kujdesshme nga të dyja skuadrat, me pak raste të pastra shënimi.

Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, në minutën e 92-të ishte Kryeziu që realizoi golin vendimtar, duke i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Egnatia hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Rrogozhinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?