Egnatia shkon në finalen e madhe të Superiores përballë Vllaznisë

Vllaznia-Egnatia është finalja në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit rrëmbyen biletën e finales pas një barazimi pa gola ndaj Partizanit në ndeshjen e zhvilluar në Arenën Kombëtare.

Kampionët në fuqi të Egnatias arritën në menaxhojnë në mënyrë të përkryer një takim nga i cili edhe barazimi i çonte në finale, duke qenë se në pjesën e rregullt të sezonit u renditën në vendin e parë, ndërsa Partizani në vendin e katërt.

Partizani u zgjua vetëm në minutat e shtesës për të kërkuar golin që do t’i çonte në finale, por tentativat ishin shumë të vakëta. Tashmë finalja e madhe Vllaznia-Egnatia do të zhvillohet në Arenën Kombëtare për të përcaktuar kampionët e Shqipërisë në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?