Egnatia shokon Laçin, Kastrioti triumfon ndaj Skënderbeut
Java e 5-të e Superiores ka nisur me dy rezultate surprizuese. Laçi nga një skuadër pretendente për titullin kampion, është mundur në duelin në shtëpi ndaj Egnatias. Djemtë e Maganit shënuan golin e fitores 15 minuta para fundit, me brazilianin Pedro Augusto, i cili bëri gjithçka mirë dhe lëshoi një të majtë perfekte për të thyer Dajsinanin. Fitore me mjaft vlera për Egnatian, që ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe zhgënjim për Laçin, që ka grumbulluar vetëm dy pikë pas 5 javëve të para.
Kastrioti mori fitoren e parë sezonale, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e parë të javës së 5-të të Abissnet Superiores. Pas një pjese të parë ku u ndalën nga portieri Rexhepi, krutanët shënuan dy herë me Bashën e Ramin në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin 2-0, që ngjit Kastriotin në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Skënderbeu duhet të presë ende për fitoren e parë.
KOHA JONË SONDAZH

