Egnatia triumfon në super duelin ndaj Dinamos, ngjitet në vendin e dytë
Egnatia ka arritur një fitore të madhe në kryendeshjen e javës së 16-të në Superligë, duke mposhtur Dinamon në transfertë me rezultatin 2-0 dhe duke konfirmuar ambiciet për kreun e renditjes.
Skuadra nga Rrogozhina e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 5-të. Alessandro Albanese finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të shpejtë, pas asistit të Arbenit Xhemajlit, duke realizuar një gol të bukur që i dha menjëherë epërsinë miqve. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, protagonisti mbeti i njëjti. Në minutën e 58-të, Albanese dhuroi një tjetër perlë, këtë herë me një goditje precize nga jashtë zone, duke mposhtur për herë të dytë portierin Aldo Teqja dhe duke dyfishuar shifrat.
Dinamo u përpoq të reagojë në minutat e fundit, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e takimit. Fitorja i lejon Egnatias të ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 31 pikë, vetëm një më pak se Elbasani kryesues. Nga ana tjetër, Dinamo mbetet në vendin e tretë me 26 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

