Egnatia turpërohet në pjesën e parë në Islandë, pëson 4 gola
Një mbrëmje për t’u harruar për Egnatian në Champions League, pasi është turpëruar 4-0 në 45 minutat e para nga islandezët e Breidablik.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt, në minutën e 15-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve që u finalizua nga Thorsteinson për rezultatin 1-0. Vetëm tetë minuta më vonë, në të 23-ën, Einarson dyfishoi shifrat, duke tronditur plotësisht formacionin e drejtuar nga Edlir Tetova.
Kaosi në mbrojtjen e rrogozhinasve vazhdoi edhe më tej. Në minutën e 27-të, një tjetër gabim amatoresk i mbrojtjes u shfrytëzua nga islandezët që shënuan golin e tretë. Vetëm 11 minuta më pas, në të 38-ën, ishte sërish Einarson që përfitoi pas një pritjeje të parë të Dajsinanit, duke dërguar topin në rrjetë dhe shifrat në 4-0.
Një pjesë e parë dramatike për Egnatian, që duket se e ka humbur plotësisht kontrollin e lojës, ndërsa Breidablik ka qenë klinik në çdo rast.
KOHA JONË SONDAZH

