Ekipi “Homeland Patriots” fiton kupen e parë për sezonin e ri 2021-2022 te kampionatit Sunday League

Ekipi “Homeland Patriots” fiton kupen e parë për sezonin e ri 2021-2022 te kampionatit Sunday League, duke mundur në gjysëm finale ekipin nga Durresi Sind-Al dhe duke mundur në finale ekipin ATS. Tashmë ekipi Homeland Patriots, me president Lorenc Gogen dhe me emra te rëndësishëm që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar si Andi Lila, Ylli Shameti, Spartak Hackovia, Bledar Devolli, Elvi Sharra, Endri Renxa, Erand Hoxha, etj do të luftojë këtë sezon për tu shpallur kampion te kompeticionit më të ndjekur të futbollit amatorial në Shqipëri.

Ekipi që sponsorizohet nga agjencia imobiliare “Homeland Real Estate” këtë sezon ka nisur bashkëpunimin e ngushtë me akademine e futbollit Triumph të drejtuar mjeshtërisht nga Andi Lila dhe Endri Renxa.

Kjo aktivitet mbetet unik dhe shumë i pëlqyer nga mijëra sportdashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?