Ekipi kampion në Kategorinë e Parë, Tërbuni – Bylis luhet më 21 maj

Tërbuni dhe Bylisi prenë biletat për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Të dyja skuadrat ia dolën të triumfonin në “finalet” respektive ndaj Besëlidhjes dhe Lushnjës.

Këtyre dy ekipeve u është dhënë dje trofeu i kampionit për Grupet respektive, por do të duhet të luhet edhe një ndeshje finale për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë.

FSHF ka bërë dje të ditur se ndeshja finale do të luhet më 21 maj. Por, ende nuk është vendosur stadiumi se ku do të zhvillohet ky takim. Të dy ekipet kanë shprehur dëshirën për ta fituar këtë trofe, pas synimit të parë që siguruan pjesëmarrjen në Superiore sezonin e ardhshëm

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?