Ekipi më me shumë lojtarë në listën e golashënuesve, statistikat favorizojnë Skënderbeun dhe Vllazninë
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar statistika e ekipeve të cilat kanë më shumë lojtarë në listën e golashënuesve Kategorinë Superiore. Sipas të dhënave përfshirë 14 javët e luajtura nga fillimi i sezonit 2020-2021 janë shënuar 158 gola në total nga 73 futbollistë.
Në këtë klasifikim të veçantë vëmë re se Skënderbeu është skuadra që ka më shumë lojtarë në listën e golashënuesve të këtij kampionati, plot 10 të tillë.
Duke vëzhguar statistikat dhe renditjen e golave të Kategorisë Superiore vëmë re se në 14 javët e parat kampionatit janë plot 73 futbollistë të ndryshëm që kanë shënuar 158 gola në total. Por cilat janë skuadrat që kanë më shumë lojtarë të cilët kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës?
Ndërsa, Vllaznia dhe Partizani janë dy skuadrat e tjera që kanë shumë opsione në fushë për të gjetur golin me nga 9 lojtarë secila që kanë shënuar të paktën një gol këtë sezon.
Gjithashtu, në këtë renditje specifike, Apolonia dhe Kukësi janë skuadrat që kanë më pak lojtarë në listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore.