Eklent Kaçi, kampion bote në bilardo. Rama: Krenar për të rinj shqiptarë si ai

Eklent Kaçi u shpall disa ditë më parë kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndihet krenar për të rinj shqiptarë si Kaçi.

“Woooowww! Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”, njoftoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez. Ai fitoi me rezultatin 10-7.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?