Ekskluzive/ Halla i doli pozitive me koronavirus, Shtubina: Kam pasur kontakte me të, bëra testin!

Futbollisti i skuadrës së Vllaznisë, Ndriçim Shtubina është duke kaluar momente ankthi. Mesfushori 33-vjeçar në një intervistë për “Koha Jone”, është shprehur se halla e tij ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, teksa është shtruar në qytetin e Tiranës. Vetë Shtubina ka kryer tmaponinë dhe është në pritje të përgjigjes.

“Halla ime ka dalë pozitive dhe jam takuar disa herë me të. Kam bërë edhe unë sot testin e Covid-19, pres që të marrë nesër përgjigjen.

Kontakti? Për herë të fundit jam takuar me hallën në datën 26 mars. Disa njerëz të afërm të mi kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar negativ.

Simptoma? Për momentin nuk kam pasur asnjë problem në shëndet. Mundohem që të mbaj larg familjarët, por djemtë janë shumë të lidhur me mua. Ua kam sqaruar edhe situatën.

Vetëizolimi? Dje kam marrë njoftimin për të mos lëvizur nga shtëpia, ndërkohë që tani do kryejë disa ushtrime për të mos humbur formën. Rifillimi i kampionatit? Jam i mendimit që duhet të rifillojë”, është shprehur Shtubina. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP