Ekskluzive/ Interesimi për sfidën me Islandën, ja sa bileta janë shitur deri më tani
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë aventurën në Ligën e Kombeve mbrëmjen e nesërme kundër Islandës, me objektivin për të arritur vendin e dytë në grup.
Disfata kundër Izraelit ishte goditja përfundimtare për shpresat e fundit për të zënë vendin e parë, por trajneri Reja kërkon ta mbyll në mënyrën më të mirë kontratën me kuqezinjtë.
Thirrjeve të shumë ish-futbollistëve për të mbështetur Kombëtaren në “Air Albania” kundër Islandës deri më tani i janë përgjigjur jo pak tifozë. Sipas burimeve të “Koha Jonë” pranë FSHF deri në mesditë janë shitur rreth 7 mijë bileta.
Interesimi nuk mungon dhe në orët në vijim mund të ketë rritje të interesit. Stadiumi “Air Albania” kundër Islandës pritet të ketë një numër jo të vogël mbështetësish. Shqipëria zë vendin e parafundit në Grupin 2 me vetëm 1 pikë, ndërkohë që Islanda zë vendin e dytë me 3 pikë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/