Ekskluzive/ Nga Kane te Foden, yjet e Anglisë shkelin tapetin e ”Air Albania”
”Tre Luanët” janë në fushën ”Air Albania” ku në orën 18:00 do të luhen sfida me Shqipërinë. Nga Kane te Foden, gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell këto pamje nga fusha ku kuqezinjtë do të luajnë për të shkruar histori. Anglia është e para në Grupin K dhe për momentin ka 21 pikë pas shtatë takimeve, teksa i ka të gjitha fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol. “Tre Luanët” e kanë siguruar një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do mbahet verën që vjen në Amerikën e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

