Para ndeshjes me Poloninë, plisat kosovarë përplasen fizikisht me tifozët polakë

Para ndeshjes Shqipëri-Poloni ka ndodhur një skandal. Gazetari i Sportit në ”Koha Jonë”, Rozalb Lika raporton se Policia ka vënë në pranga “Plisat” e ardhur nga Kosova pasi u përleshën me tifozët polak, para ”Pallatit të Kongreseve”.

Po ashtu Lika thekson se gjatë përplasjeve janë përdorur edhe sende si shishe. Deri më tani nuk ka raportime për tifozë të lënduar.

Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s.

Momenti kur ndodhi përplasja mes tifozëve

Momenti i sherrit mes tifozeve para ndeshjes Shqiperi-Poloni

SHKARKO APP