Ekskluzive/ Tifozët polakë qëllojnë me sende tifozët shqiptarë, ndërhyjnë forcat speciale (VIDEO)

Pak çaste para fillimit të sfidës vendimtare për kualifikueset Gjermani 2024, tifozët polakë kanë sulmuar me sende të forta tifozerinë kuq e zi.

Momenti i tensionuar zgjati për disa minuta, pasi tifozët shqiptarë ia kthyen stolat pas. U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Ndërkohë edhe në nisje të ndeshjes arbitri spanjoll José María Sánchez u desh ta ndërpriste duelin për më shumë se tre minuta pasi tifozat kuqezi hodhën flakadanë në fushë. Më pas gjithçka vijoi normalisht.

Në ndarjen mes dy tifozërive qëndron një kordon i gjatë policor për të mos lejuar përplasjen mes tyre.

Shikoni pamjet:

SHKARKO APP