Ekuadori dominon, por Holanda merr një pikë që thuajse e kualifikon (VIDEO)

Holanda vuan shumë ndaj Ekuadorit, por arrin të marrë një pikë, që thuajse e kualifikon për në turin tjetër. Dueli i orës 17:00, u mbyll në barazim 1-1, ku ekipi i Luis van Gaal bëri shumë pak në fushë.

Fillimi ishte mjaft i mirë për Tulipanët që kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë. Si në ndeshjen e parë, talenti Gakpo, që shënon një gol të bukur me të majtën që shkoi në trekëndëshin e portës.

Ekuadori kundërpërgjigjet mjaft mirë dhe krijon shumë mundësi. Në fundin e pjesës së parë, arbitri i anuloi një gol për shkak se një lojtar ishte aktiv nga pozicioni jashtë loje në rrjetën e shënuar.

Goli do të vinte gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Në minutën e 49-të, Enner Valencia është në kohën dhe në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, pasi portieri ndali një goditje të Estupinan. Ekuadori mori zemër dhe pak minuta më vonë do të ndalej vetëm nga traversa.

Holanda në pjesën e dytë ishte në hije totalisht, duke mos rrezikuar në asnjë rast. Gjithsesi fakti që në ndeshjen e fundit do të luajnë nga Katari i avantazhin së tepërmi për kalimin e turit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP