Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës, një futbollist falsifikoi dokumentin e lindjes

Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës e këtij viti, Katar 2022, pasi dyshohet se mbrojtësi i tyre Byron Casillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe në fakt është kolumbian, që do të thotë se ai nuk duhej të kishte qenë i pranishëm në kualifikueset e këtij kompeticioni.

Federata e Ekuadorit është hetuar nga FIFA pas akuzave të ngritura nga Kili, i cili përfundoi i shtati në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Katar, ndërsa Ekuadori përfundoi në vendin e katërt.

Kili pretendoi se ata kishin prova se Castillo kishte lindur në Tumaco, Kolumbi në 1995, dhe jo në Guayaquil, siç thuhet në dokumentet e tij zyrtare. Kili pretendoi se mbrojtësi i Barcelonës përdori një pasaportë dhe certifikatë lindjeje false.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mundo Deportivo raporton se hetimi i FIFA ka përfunduar dhe vendimi për të përjashtuar Ekuadorin nga Katar 2022 është marrë dhe do të bëhet publik në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?