“El Clasico” mbyllet në paqe, Barcelona mbetet e pa mposhtur në La Liga (VIDEO)

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit është mbyllur në një barazim spektakolar 2-2, në një ndeshje që ka dhuruar emocione të shumta. Fillimi ishte më i mirë për vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 10-të. Serxhio Roberto dha një asist perfekt në zonë për Luis Suarez, i cili nuk gabon me një goditje me të djathtë përballë portierit Navas. Madrilenët kundërpërgjigjen menjëherë pas 5 minutash.

Toni Kros kroson në zonë për Benzema, francezi pason te Ronaldo, i cili e ka të thjeshte për të barazuar. Madrilenët dominojnë në lojë duke humbur mundësi të pastra për shënim me Ronaldon. Në fundin e pjesës së parë, dueli u bë edhe më i ashpër, teksa Serxhio Roberto u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi mbrojtësin Marselo.

Gjithsesi kjo nuk ndikoi aspak për vendasit, që gjetën golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë. Pas një kundërsulmi të shpejt, Suarez shkakton faull ndaj një mbrojtësi më pas pason për Mesin, i cili goditi në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin Navas. Reali pa Ronaldon, gjeti golin e barazimit në minutën e 72-të, teksa ndeshja tashmë është në shifrat 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garet Bejl merr një pasim në hyrje të zonës, dhe me një goditje të furishme mposhtë portierin Ter Stegen. Barcelona në këtë mënyrë nuk mundet edhe sot, duke mbetur i vetëm i pa mposhtur këtë sezon në La Liga. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?