El Clasico, më tepër se Ronaldos bastexhinjtë i besojnë Leo Messit
El Clasico sfida e madhe e Spanjës, kontinentit, por edhe mbarë botës, po afron. Spanja ka luksin të afrojë në La Liga përballjen e dy prej skuadrave më të mira të planetit, e dy prej lojtarëve që konsiderohen gati “jashtëtokësorë” për mënyrën sesi luajnë, sesi shënojnë dhe sesi dhurojnë spektakël dhe emocione. . Reali apo Barcelona, cila prej tyre do të falë fitimtare nga “Camp Nou”, në një sfidë ku fituesi mund të vrapojë drejt titullit kampion, kjo për faktin e diferenca mes tyre është e ngushtë, në vetëm një pikë. Për të krijuar një ide se cilët janë më të favorizuar për të gjetur golin vlen të dëgjohet mendimi i atyre që në këtë lojë vënë paratë, bookmakersat apo thënë shqip, shtëpitë e basteve. Për sa i përket dueleve individuale ajo që mban në ankth tërë planetin është padyshim përplasja mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Argjentinasi vjen në këtë sfidë pasi i ka rrëmbyer portugezit kreun e klasifikimit të golashënuesve të La Liga me 32 finalizime kundrejt 30 të portugezit Cristiano Ronaldo. Sipas bastexhinjve, argjentinasi është favorit për të shënuar golin e parë në “El Clasico”. Basti për Lionel Messin nëse ai tund i pari rrjetën në El Clasico shumëzon me 4.33 shumën e vënë të parave, ndërsa koeficienti për Ronaldon nëse shënon i pari është 7.00. Në krahasimin mes tyre edhe kuota për të shënuar në çfarëdolloj momenti është më e lartë për Ronaldo, pasi Messi në shenjë mbart koeficientin 1.66, ndërsa goli i Ronaldos paguhet me 2.40.
Për sa i përket pjesës tjetër, “bookmakers” konfirmojnë besimin që gjeneron momenti i mirë i Luis Suarez. Uruguaiani në fakt vjen menjëherë pas Messit në kuotat se cili do të shënojë i pari me koeficient 5.25, ndërsa menjëherë pas tij vjen sulmuesi tjetër i Barcelonës, Neymar me koeficientin 5.75. Gjykimi i bastexhinjve është i qartë, sepse sipas tyre Barça ka shumë më tepër shanse për të shënuar e para.
A që ndjek Ronaldon tek Reali është Benzema i cili kuotohet me koeficientin 9, për të firmosur golin e tij, për një rezultat 1-0 në favor të Los Blancos. Në panoramën e përgjithshme të të gjithë futbollistëve që pritet të jenë titullarë në “Camp Nou”, për të gjithë ata që janë në kërkim të bastit të çmendur ekziston kombinimi që goli i parë të shënohet nga Carvajal dhe që Reali të largohet nga Barcelona me fitoren 1-3. Për çdo guximtar që merr kurajo të vërë këtë bast, shuma e vënë shumëzohet me 1751.
KOHA JONË SONDAZH

