Elbasani dhe Egnatia me hap kampioni, ja si ndryshon renditja pas javës së 16-të në Superiore

Java e 16-të e Kategorisë Superiore u mbyll me supersfidën Dinamo–Egnatia, një takim që konfirmoi gjithnjë e më shumë prirjen e këtij sezoni drejt një gare dyshe në krye të renditjes. Elbasani dhe Egnatia po tregojnë ritëm kampioni dhe kanë nisur të krijojnë distancë nga pjesa tjetër e rivalëve.

Skuadra verdheblu e drejtuar nga Gvozdenoviç mban kryesimin me 32 pikë, vetëm një më shumë se kampionët në fuqi të Egnatias, që ndjekin nga afër. Ndërkohë, humbja në kryesfidë i ka kushtuar shtrenjtë Dinamos, e cila tani ndodhet 6 pikë larg vendit të parë. Në të njëjtën situatë është edhe Vllaznia, që pas barazimit zhgënjyes në shtëpi ndaj Bylisit ka humbur terren në luftën për kreun.

Gara mbetet e hapur edhe për zonën “Final 4”, ku Teuta dhe Partizani synojnë të futen mes katër më të mirëve. Durrsakët janë vetëm dy pikë larg vendit të katërt, ndërsa të kuqtë e drejtuar nga Kërnaja ndjekin me tre pikë diferencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e renditjes, lufta për mbijetesë pritet të jetë e ashpër. Vora, Bylisi, Flamurtari dhe Tirana janë të përfshira në një duel të fortë, ku çdo pikë do të ketë peshë vendimtare në vazhdimësinë e sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?