Elbasani fiton ndaj Flamurtarit, vendos një autogol i ish-lojtarit të Realit

Elbasani ka startuar sezonin e ri të Superiores me një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Të dyja skuadrat u futën në këtë ndeshje me objektiva të qarta: Elbasani kërkon të kapë zonën “Final Four” pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, ndërsa Flamurtari, pas një merkatoje aktive, synon rikthimin te rezultatet e mëdha.

Goli që vendosi fatet e takimit erdhi në minutën e 34-të. Jose Rodrigues, ish-lojtar i akademisë së Real Madrid, bëri një gabim të rëndë duke kthyer topin me forcë drejt portierit Aleksovski, i cili nuk arriti ta kontrollonte, duke i dhuruar vendasve avantazhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Elbasanit, ndërsa në fraksionin e dytë të dyja skuadrat tentuan të ndryshonin rezultatin, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 1-0, duke i dhënë tri pikët e para të sezonit ekipit elbasanas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?