Elbasani humbet ndeshjen e shpresës, Apolonia rrit shanset për mbijetesë

Elbasani e priti Apoloninë në Pogradec, për shkak se “Elbasan Arena” është ende në fazë rikonstruksioni dhe do të jetë gati vetëm të djelën , por vendasit do të rikthehen që të luajnë pjesën e mbetur të këtij sezoni brenda në shtëpi me shanse thuajse zero për mbijetesë. Humbja me ekipin e vendit të fundit, Apoloninë, që  barazoi me pikë Elbasanin, pas ndeshjes së mbetur të javës së 25-të në Kategorinë Superiore, u jep tashmë më shumë shanse mbijetese  fierakëve. Kjo për faktin se Elbasani e Apolonia kanë nga 13 pikë dhe janë 6 pikë pas Teutës, por  të besuarit e Artan Mërgjyshit do të presin këtë javë djemtë e detit e në rast fitoreje do të rihapin garën për mbijetesën e tyre e jo të Elbasanit.   Malindi, Lamçja dhe Jontsha, edhe pse luanin tre sulmues në radhët e Elbasanit, nuk ia dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës ndaj Apolonisë. Pjesa e parë e ndeshjes nis me një farë dominimi të Apolonisë që pas disa rasteve gjen golin në 38’. Pas një kundërsulmi të fierakëve, Dimo kroson në zonë dhe talenti Fili gjuan pa u menduar dy herë duke mposhtur portierin Ruçi. Minutat e para të pjesës së dytë nuk dhuruan asgjë.  Në 70’ një mundësi e mirë për Apoloninë me Rajkoviç por sulmuesi nuk arrin dot të gadasë në momentin  e fundit, ndërsa Elbasani e ka të vështirë t’i afrohen portës kundërshtare, për të vënë në provë portierin Cakoviç. Në 80’ pas një rrëmujë  në zonë në fund Uzuni  kishte shansin ideal për të vulosur takimin, por talenti beratas  i vetëm përballë portierit godet, por devijon Ruçi dhe topi më pas përfundon te Ribaj. Ky i fundit provon por topi përfundon jashtë. Në 86’ kamerunasi Jontsha kishte një mundësi mjaft të mirë për të barazuar, por nuk ishte e thënë që Elbasani të dilte me pikë nga kjo ndeshje dhe humbet kështu ndoshta shansin e fundit të mbijetesës. Një javë më vonë Elbasani pret Laçin brenda fushës së vet. Formacionet e dyja ekipeve para ndeshjes:

Elbasani: Ruçi, Musta, Jaupi, Dosti, Toçi, Lamçja, Gava, Hila, Malindi, Sylaj, Jontsha;

Trajner: Muharrem Dosti

Swiss Digital Desktop Reklama

Apolonia Cakoviç, Nako, Prifti, Atanda, Idrizaj, Gërxho, Hysenshahaj, Dimo, Fili, Uzuni, Rajkoviç;

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajner: Artan Mërgjyshi

                         

Trajneri i Elbasanit:

Muharrem Dosti:  Jemi  80 % të rënë, pas kësaj humbjeje

Humbja me Apoloninë në Pogradec e ka nxjerrë jashtë objektivit të mbijetesës ekipin e Elbasanit, që nuk mori dot asnjë pikë ndaj një rivali direkt, po aq i rrezikuar sa edhe vetë elbasanasit gjatë këtij sezoni.  Trajneri  Muharrem Dosti tashmë e ka të qartë se shanset e Elbasanit për mbijetesë janë më të pakta se kurrë më parë.  -“Ekipi ishte i mbingarkuar, jo thjesht i karikuar. Më vjen keq për mosmarrëveshjen në rastin e golit. Po shpenzojmë shumë raste. Ekipi doli nga detyrat pas pësimit të golit. Tani mund të them se me 70-80% jemi të rënë.” – pranoi pas ndeshjes trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti.

 

Trajneri i Apolonisë:

Artan Mërgjyshi: Fitorja, rrit shanset tona të mbijetesës  

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, i emëruar në stolin e fierakëve para pjesës së dytë të këtij sezoni shijoi sot fitoren e parë në stol. Kjo fitore ndaj Elbasanit i shton shanset Apolonisë që të paktën të shpresojë deri në fund për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.  – “Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe mund të cilësohet si një finale e mbijetesës. Me këtë fitore kemi rritur shanset për mbijetesë. Ishte një takim me shumë agresivitet, diçka normale për një ndeshje të tillë. Pas disa ndeshjeve të mira po marrin edhe rezultatet,” – theksoi Mërgjyshi, që ka nisur planet për një fitore në Fier gjatë fundjavës ndaj Teutës, ku nëse e arrin, do të ngushtohet diferenca me ta në vetëm tre pikë. 

 

 

                             Kategoria Superiore

                             Java e 25-të/ Sot

Elbasani-Apolonia           0-1

Shënues: Fili 37’′

Të mërkurën

Skënderbeu-Tirana         1-0

Shënues:  Shkëmbi (11-m) 66’

Partizani – Flamurtari 2-1

Shënues: Rrahmani 57’  Raçiç 78’/ Telushi 21’

Kukësi-Teuta 5-2

Shënues: Malota 33’, Pejiç  51’, 84’, Pit 54’,  68’, Kastrati 47/ Nika 58’

Laçi – Vllaznia 1-0

Shënues: Veliaj 26’

 

Klasifikimi

Kukësi               52

Skënderbeu       51

Partizani           47

Tirana              47

Laçi                  41

Flamurtari          34

Vllaznia              27

Teuta                19

Elbasani             13

Apolonia             13

 

Java e 26-të – 8 mars

 Apolonia-Teuta                              14:00

Vllaznia- Partizani                            17:00

 Tirana-Kukësi                                17:00

Flamurtari –Skënderbeu                   17:00

Elbasani- Laçi                                 14:00

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?