Elbasani kërkon 6 pikë për 3 ditë, Tirana-Kukësi mund të luhet në “Qemal Stafa”
Elbasani luan sot me Apoloninë dhe në rast fitoreje të djelën rikthehet në “Ruzhdi Bizhuta”, që hap dyert pas rikonstruksionit për të pritur Laçin. Elbasanasit llogarisin dy fitore radhazi, si shansin e vetëm të mbijetesës. Nga ana tjetër, gara për titull po bëhet gjithnjë e më ashpër. Tirana pas humbjes me Skënderbeun në Korçë pret Kukësin, por kjo është e vetmja ndeshje e javës së 26-të në Kategorinë Superiore, që ende nuk është vendosur se në cilin stadium do të zhvillohet. Në FSHF Tirana si pritëse e këtij takimi ka përcaktuar gjatë ditës së sotme vetëm orarin, që është ora 17.00, kjo për faktin se bardheblutë janë të sigurtë se do të mund të luajnë në “Qemal Stafa”, ose “Niko Dovana”. Stadiumi i Durrësit do të jetë opsion vetëm nëse Tiranës nuk i jepet “ok” i drejtuesve të stadiumit kombëtar për të hapur dyert të djelën. Tirana ka marrë një farë garancie se mund ta luajë në këtë impiant ndeshjen, ndaj edhe është në pritje të zyrtarizimit, ndërkohë që më 12 mars është e sigurtë që derbi mes Tiranës e Partizanit do të luhet në këtë stadium.
Kategoria Superiore
Java e 26-të – 8 mars
Apolonia-Teuta 14:00
Vllaznia- Partizani 17:00
Tirana-Kukësi 17:00
Flamurtari –Skënderbeu 17:00
Elbasani- Laçi 14:00
KOHA JONË SONDAZH

