Elez Gjoza rizgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
Elez Gjoza, do të jetë swrish president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes edhe për një tjetër mandat.
Në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, Gjoza u rizgjodh president me shumicë votash.
Morën pjesë në Asamble, edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli si dhe përfaqësuesi nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani.
Gjoza u rizgjodh president i FSHP me 15 vota në favor, kundër një vote që mori kandidati tjetër, Asim Belinovi.
Gjithashtu nga kjo asamble u zgjodh dhe Bordi Drejtues ku të zgjedhurit ishin: Artur Lagja, Leonard Toska, Asim Belinovi, Arben Qafa, Endri Karina, Ilir Topuzi.