Eliminatoret e Europianit të moshës U-17, short i vështirë për Shqipërinë

Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti i hedhur sot nga UEFA në Nyon të Zvicrës e ka vendosur Kombëtaren shqiptare, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin. Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin 7 dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022.

Ashtu si edhe në Europianin e moshës U-19, në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit të moshës U-17 do të zhvillohet në Hungari në maj të vitit 2023.

Në lidhje me këtë short, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku foli për objektivat kryesorë që ai ka në këtë fushatë kualifikuese, duke e vënë theksin tel evidentimi i lojtarëve të talentuar dhe përgatitja sa më e mirë në fushë për t’u përballur si të barabartë me çdo kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U njoha me shortin e Europianit, patjetër që janë rivalë shumë të fortë, por të gjitha ekipet që marrin pjesë janë të një niveli shumë të lartë. Do të vijojmë punën e nisur prej kohësh për t’u përgatitur sa më mirë për këtë turne dhe për të konsoliduar grupin e lojtarëve. Detyra jonë fillimisht është të seleksionojmë lojtarët më të mirë shqiptarë të kësaj grup-moshe që luajnë kudo nëpër botë dhe të zbulojmë sa më shumë elementë të talentuar, duke i promovuar më pas në ekipet kombëtare të moshave”, – tha tekniku i ekipit U-17 në prononcimin e tij për Fshf.org pas shortit. Më tej, Bulku u shpreh se ky turne është një mundësi e mirë për lojtarët e kësaj grup-moshe që të marrin eksperiencë në këto nivele.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?