Eliminimi në fazën e grupeve, ja sa do të fitojë në total Milani nga Championsi

Milani i dha lamtumirën Championsit që në fazën e grupeve, duke humbur mundësinë që të fitojë shifra të mëdha në kompeticioninin më të rëndësishme për klube. Sipas përllogaritjeve të Calcio e Finanza, kuqezinjtë kanë të garantuar minimalisht 45.17 milionë euro nga Uefa, shifër e destinuar të rritet nëse italianët e tjerë nuk arrijnë në fund të kompeticionit. Një thesar i vogël për të investuar në merkato për zëvendësimin e Kjaer.

Kuqezinjtë kanë të garantuar 15.64 milionë nga bonusi i pjesëmarrjes dhe 17.1 milionë euro për renditjen historike/dhjetëvjeçare. Nga kuota e market pool, Milani merr dhe 6 milionë euro të tjera, ndërkohë që ka dhe zëra të tjerë që do të përcaktohen dhe në varësi të rezultateve të ekipeve të tjera italiane.

Me kualifikimin për në fazën tjetër, ekipi milanez do të kishte të garantuar plotë 15 milionë euro, një shifër që do të shërbente shumë për të forcuar financat e klubit. Në merkato Maldini po mendon për disa emra në mbrojtje, duke filluar me Bremer, Milenkovic dhe Luiz Felipe e Yarri Mina. /R.Luka-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?