Eliminimi nga Championsi, Manchester City merr vendimin për Guardiolën

Eliminimi në gjysmëfinalen e Champions League nga Real Madridi, duket se nuk ka ndikuar aspak te drejtuesit e Manchester City-t, sa i përket rinovimit të kontratës me Pep Guardiolën.

Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi është gati të bëjë investime të reja dhe t’i propozojë Guardiolës rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Guardiola raportohet se është gati të nënshkruajë një kontratë të re 3-vjeçare, që skadon në vitin 2025. Ai ka gjashtë sezone në krye të City-t, pavarësisht kohës së konsiderueshme vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të klubit, ku objektivi i parë në merkato është Erling Haaland nga Dortmundi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?