Eliminimi nga Kupa, Conte ka një mesazh për gjyqtarët dhe për garën për titull

Napoli i dha lamtumirën edhe Kupës së Italisë, duke humbur kështu objektivin e dytë sezonal pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Skuadra e Antonio Contes u mposht nga Como me penallti (8-7) në “Maradona”, pas një sfide të ekuilibruar që u mbyll 1-1 në kohën e rregullt.

Nga pika e bardhë rezultuan vendimtare gabimet e Lobotkës dhe, më herët, të Lukakut, ndërsa për Comon penalltia decizive u realizua nga Baturina. Në gjysmëfinale do të përballet Como me Interin, me ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas që arriti të rezistojë dhe të triumfojë në “ruletën” e 11-metërshave.

Pas ndeshjes, Antonio Conte shmangu alibitë, por dërgoi një mesazh të qartë për gjyqtarët: “Nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe VAR-in, duhet një hap përpara”. Trajneri italian uli tonet edhe për garën për titullin: “Jemi nëntë pikë pas Interit dhe kemi shumë probleme. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Conte mbrojti grupin e tij, duke theksuar mungesat e shumta: “Nder për djemtë, po shkojmë përtej mundësive tona. Kemi 6-7 mungesa të rëndësishme, luajmë gjithmonë me të njëjtët dhe humbasim edhe lojtarë të tjerë si McTominay. Kjo nuk i ka ndodhur askujt tjetër”. Ai preku edhe merkaton, duke zbuluar se klubi nuk kishte mundësi ndërhyrjeje: “Më është thënë se nuk mund të bëhej asgjë, përveç afrimeve me parametër zero”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?