Elseid Hysaj vlen 4 mln euro, pëlqehet shumë nga Hanover

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares shqiptare dhe i Empolit në Seria A, Elseid Hysaj mund të vazhdojë karrierën më tej, në Gjermani. Ai po kërkohet nga Hannover 96, bën të ditur sot uebfaqja ‘borlife.de’. Hysaj prej dy sezonesh luan rregullisht me Empolin dhe konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në mbrojtjen e këtij ekipi. Mbrojtësi shkodran nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe shihet me të ardhme të sigurtë. Investimi prej 4 mln euro nga klubi gjerman, ku ka luajtur për shumë sezone ish-kapiteni i kombëtares sonë, Altin Lala, mund të jetë më leverdi   dhe ndonëse gjermanët janë të gatshëm të ofrojnë 4 milionë euro, Empoli vështirë ta pranojë ofertën. Edhe kjo shumë vlerësohet “shumë e lartë për Hannoverin”, shkoi borlife.de. Empoli barazoi 0-0 në ndeshjen e fundit ndaj Palermos dhe vazhdon të surprirzojë sidomos në mbrojtje, ku kundërshtarët e Seria A, qoftë edhe ekipet pretendente si Roma,  e kanë pasur të vështirë t’i shënojë.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?