Elvana Gjata “pushton” tifozët e kombëtares
Nuk ka kaluar asnjë javë nga dalja në treg e këngës më te re të kombëtares dhe ka mbetur më pak se një javë nga ndeshja e ardhshme eliminatore me Armeninë. Kuq e zinjtë tashmë kanë një këngë të re “Hit”, e cila do t’i shoqërojë në çdo ndeshje brenda dhe jashtë vendit. Kënga titulluar “Kuq e zi je Ti”, një bashkëpunim mes producentit Flori Mumajesi dhe këngëtares Elvana Gjata u bë gati në janar dhe u kompletua me video-klipin gjatë dy muajve pasues. Bëhet fjalë për 18-të shesh xhirime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si; Mitrovicë, Prizren, Prishtinë, Shkup, Tetove, Dibër e Madhe, Shkodër, Theth, Razëm, Krujë, Vlorë, Llogora, Himarë, Berat, Kanionet e Skraparit, Korçë, Tiranë dhe stadiumi “Qemal Stafa”. Në xhirime është angazhuar edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Fabula e klipit është kushtrimi për Tifozët Kuq e Zi nga gjithë trojet shqiptare që mblidhen në stadiumin “Qemal Stafa”, për të kënduar e festuar për Ekipin Kombëtar. Elvana, papritur tashmë është një këngëtare e dashur për mijëra tifozë.
KOHA JONË SONDAZH

