Emanuela Rusta në arenën Europiane, ja cilën ndeshje i beson UEFA arbitres shqiptare

Përveç Enea Jorgjit që vazhdon të fitojë besimin e UEFA-s duke i besuar ndeshje në arenën ndërkombëtare, edhe arbitrja femër, Emanuela Rusta, po shpërblehet nga UEFA.

Ditën e sotme, Rusta arbitroi takimin kualifikues për Europianin e 2020-ës, për ekipet e femrave U-17. Ajo ishte arbitre kryesore në takimin mes Estonisë U-17 femra, dhe Sllovakisë U-17 femra, që u mbyll me fitoren e sllovakeve në shifrat 2-9.

Teksa Emanuela Rusta ishte arbitre kryesore, një nga ndihmëset e saj ishte po një shqiptare, Erinda Kume. Ndërkohë, asistentja tjetër dhe arbitrja e katërt ishin nga Rusia.

tt

PANORAMASPORT.AL

SHKARKO APP