Emergjenca në Spanjë, La Liga merr një tjetër vendim për rifillimin e kampionatit

La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit kanë njoftuar pezullimin e ndeshjeve profesionale të futbollit derisa autoritetet kompetente të qeverisë spanjolle dhe administratës shtetërore të marrin vendimin për rifillimin. Situata e koronavirusit ka bërë që futbolli në shtetin iberik të shtyhet në një afat të pakufizuar.

“Federata Spanjolle dhe La Liga dëshirojnë të tregojnë mirënjohjen e tyre për të gjithë ata që po përkushtohen për të dhënë ndihmën mjekësore dhe dëshirojmë të duam t’u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta atyre që kanë humbur jetën. Një përqafim të ngrohtë nga bota e futbollit për të gjitha familjet që po humbasin të dashurit e tyre ”, thuhet në njoftimin e La Ligas. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 462 persona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP