Emergjenca nga koronavirusi, te Barcelona arrihet akordi për reduktimin e pagave
Lionel Messi me shokë janë gati që të heqin dorë nga paga e tyre për shkak të koronavirusit. Ekipi i parë i Barceonës dhe klubi kanë arritur një marrëveshje për reduktimin e pagave, pas një takimi që kanë patur me presidentin Bartomeu.
Senatorët e klubit Messi, Busquets, Sergi Roberto dhe Pique, arritën një akord maksimal për modifikimin e pagave. Në ditët në vijim, siç raportohet nga gazeta “Sport”, presidenti Bartomeu do të zhvillojë një takim me ECA, Uefa dhe disa anëtarë të ligave evropiane për të studiuar një formulë homogjene për të gjithë Evropën, që do të aplikohet në të gjitha vendet e infektuara me Covid-19.
Për momentin, marrëveshja e gjetur mes lojtarëve dhe presidencës së Barcelonës ka të bëjë vetëm me ekipin e parë, një zgjidhje e brendshme që nuk duhet të shqetësojë klubet e tjera. /R.Lika-Koha Jone/